23 shtator 2014 – Pavarësisht se George Clooney është aq i pasur jo vetëm për një dasmë por shumë më shumë se kaq, prindërit e bashkëshortes së tij të ardhshme, do të paguajnë një pjesë të shpenzimeve të dasmës.
Kjo, jo sepse Clooney është “kërnac” por familja e Amalit me origjinë libaneze e kanë në traditë që të paguajnë për shpenzimet e dasmës së vajzës.
Revista amerikane “Us Weekly” ka zbuluar se prindërit e avokates kanë ngulur këmbë që të zbatojnë traditën e vendit të tyre, pavarësisht se dhëndri i tyre i ardhshëm është një ndër aktorët më të paguar dhe dy herë fitues i çmimit Oscar.
Ylli i Hollywood-it, Geroge Clooney dhe avokatja Amal Alamauddin do të shkojnë në altar më 27 shtator.





