Vlonjatët kanë regjistruar një tjetër humbje në kampionat, këtë radhë përballë Teutës në një ndeshje që ishte si një finale e vogël për mbijetesë, pasi të dy ekipet notojnë shumë pranë zonës së ftohtë të klasifikimit. Në një ndeshje shumë të luftuar, vlonjatët dominuan në kontrollin e topit, por nuk kishin hapësirat e zakonshëm për të shënuar siç ndodhte në ndeshjet e mëparshme, pasi edhe Teuta ishte vendosur mirë në mbrojtje.
Por një gjë që nuk ndryshoi, në krahasim me ndeshjet e kaluara, ishte shpërqendrimi në minutat e fundit, që rezultoi vendimtar, ashtu si në Shkodër një javë më parë. Cmajcanin shfrytëzoi mundëisnë e vetme që iu shfaq dhe arriti të dërgonte topin në rrjetë kur regjistrohej minuta e 93 e ndeshjes dhe kur sy skuadrat dukeshin të pajtuara me barazimin.