Kantautori i njohur shqiptar, Ermal Meta, ka prezantuar ndjekësit në rrjetet sociale me kushërirën, të cilën e quan "pjesën më të bukur të familjes", në postimin e tij.

Fotoja e publikuar në Instagram mori mijëra pëlqime dhe qindra komente pozitive, ku i komplimentonin për bukurinë. Madje kishte nga ata ndjekës që nuk e besojnë sesi ka mundësi që shqiptarët jemi kaq të pashëm.

"Po në Shqipëri hani të gjithë njoki? Jeni të mahnitshëm! Komplimente!", shkruan një ndjekës. "Urime, Urime! Komplimente kushërira, por çfarë hani ju të gjithë?", shkruan një tjetër.

Ndërkohë në një postim në Instastory, Ermali zbulon se kushërira jetonte në Greqi dhe se nuk dinte shqip e italisht. Kështu ata flisnin bashkӕ në anglisht dhe kjo ishte hera e dytë që takoheshin bashkë.