Gazeta e madhe serbe “Kurir”, ka hapur sot faqen e saj të parë me një titull të rëndë kundër kryeministrit Edi Rama.
“Narko kryeministri- Edi Rama shet drogë”, është titulli i madh i “Kurir”, i shoqëruar edhe me një foto të shefit të qeverisë shqiptare.
Në shkrim, gazeta serbe i referohet akuzave që ka bërë prej kohësh kreu i demokratëve, Lulzim Basha nga çadra e protestës se Rama është i lidhur me bandat e drogës.