Ajo që ka ndodhur sot në Tiranë i ka lënë pa fjalë të gjithë, pasi është zbuluar një metodë e rrallë për transportin e kanabisit drejt Italisë.

Në dy zarfe postare është gjetur 775 gr lëndë narkotike kanabis sattiva.

Policia e Shtetit bëri me dije se gjatë ditës së djeshme, rreth orës 11:00, “në zyrën e Kolipostës në Tiranë gjatë skanimit të pakove postare, në dy zarfe me destinacion Italinë, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 775 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva”.

Policia nuk jepet detaje të tjera se kush është dërguesi apo pritësi i lëndës narkotike.