Një 29-vjeçar u arrestua nga policia e Tiranës, pasi dhunoi fizikisht të motrën e dëmtoi orenditë në shtëpi. Por nuk u ndal me kaq dhe dëme shkaktoi edhe gjatë shoqërimit në komisarit.

Sipas policisë, i riu dëmtoi kamerën e dhomës së shoqërimit, si dhe tabelat identifikuese.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. P., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe në banesën e tyre ka dëmtuar orenditë e banesës. Gjithashtu, gjatë shoqërimit në komisariat ka dëmtuar kamerën e dhomës së shoqërimit dhe tabelat identifikuese”, thotë policia e Tiranës.