Një 29-vjeçar shqiptar ka marrë përpara makinat e grekëve duke i goditur me sëpatë. Shqiptari shfaqet në video e cila është bërë virale, ku ofendon dhe kërcënon njerëzit në rrugë dhe vetë policinë.
Nga ana tjetër, efektivët e policisë mundohen ta qetësojnë. Madje në një çast, njëri prej tyre nxjerr armën për ta pasur nën kontroll shqiptarin. Efektivët i kanë bërë thirrje shqiptarit që të hedhë sëpatën por ai është kthyer me kërcënimet ndaj tyre.
Më pas policia ka ndërhyrë me kujdes duke e neutralizuar 29-vjeçarin sduke e shtrirë përtokë edhe pse ka rezistuar me forcë, shkruajnë mediat greke.
Më pas shqiptari u dërgua në komisariatin e Pagratit ku i gjetën edhe një thikë 29 cm të gjatë.





