Sulm i ashpër i Piero Ausilios në drejtim të Interit të tij. Drejtori sportiv i skuadrës zikaltër në një intervistë ka shfryrë ndaj ekipit duke i vendosur të gjithë futbollistët nën shenjestër për sezonin katastrofik që ka zhvilluar Interi. ” Te kjo skuadër mungon sensi i solidaritetit, nuk është arritur të krijohet një grup për cështje kombësish, moshe, por edhe personaliteti dhe vlerash njerëzore. Brenda ekipit janë krijuar shumë grupe të vogëla dhe secili mendon vetëm për veten.  Askush nuk e bën sic duhet punën e tij, këtyre lojtarëve u mungon profesionaliteti, forca dhe mbi të gjitha shpirti konkurrues, theksoi fillimisht Ausilio.  Përsa i përket ndryshimit të trajnerit pak ditë përpara fillimit të sezonit me largimin e Mancinit dhe emërimin në krye të skuadrës së De Boer, drejtuesi zikaltër shtoi:

"E nisëm sezonin me shumë entuziasëm pasi klubi kishte kaluar në duart e pronarëve të rinj. Por më pas ndodhën ato që ndodhën, ishim pas me përgatitjet dhe u vendos që të shkarkohej trajneri ose ndoshta iku vetë ai, morëm një trajner të ri që nuk e njihte futbollin italian dhe në një farë mënyre e prisnim që gjërat të shkonin keq për ne, deklaroi Ausilio. Drejtori sportiv bëri edhe pak autokritikë. “Duhet të tregohemi më të aftë në komunikim dhe klubi të bëjë më pak gabime duke patur parasysh sa shumë ka bërë këtë vit. Në lidhje me trajnerin e ri, Ausilio e pranon se Interi po kërkon një teknik të tipit Antonio Conte, por do ta ketë shumë të vështirë për ta gjetur. Për blerjen misterioze të sulmuesit brazilian Gabriel Barbosa, drejtori sportiv nuk diti të jepte shpejgime për rendimentin e dobët të tij. Përsa i përket merkatos, Ausilio shtoi se Interi i ka financat për të blerë edhe lojtarë të tipit të Cristiano Ronaldos por fair play financiar nuk ja lejon dhe do të veprohet me kujdes edhe pse priten shpenzime të mëdha gjatë kësaj vere.