Një rast i rëndë dhune është regjistruar në një familje në Durrës, ku burri ka rrahur bashkëshorten e tij. Por ai nuk është ndalur vetëm me kaq, madje edhe i ka vënë zjarrin makinës së saj.
Sipas burimeve nga policia, ngjarja është regjistruar dje, e protagonist i këtij rasti është shtetasi I.Ç., 29 vjeç, banues në Shkallnur.
Pasi ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht të shoqen, shtetasen L. Ç., 30 vjeçe, banuese në Arapaj, ai ka dalë jashtë për t’i shkatërruar makinën. Automjeti tip “Ford Focus” në pronësi të 30-vjeçares ka mbetur i shkatërruar nga zjarri, njofton policia.
Ngjarja është denoncuar në polici, dhe kjo e fundit ka plotësuar kërkesë – padinë për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për gruan e dhunuar. Ndërsa për 29-vjeçarin janë referuar materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.





