Për një njeri si Floyd Mayweather mund të jetë një “festë normale”, duke hedhur para në një pistë vallëzimi me femra gjysmë të zhveshura që kërcejnë. Por ja që ish-boksieri është frymëzuar nga të tilla festa dhe ka vendosur që të hapë një klub “striptease” në Las Vegas. Pasi ka fituar mbi 650 milionë dollarë duke dueluar në ringjet e ndryshme, ai kërkon tashmë të shfrenojë fantazinë e tij, duke hapur një klub ku do të hyjnë vetëm personalitet “VIP”.
“Të gjithë kemi lindur pa rroba, ndaj nuk ka asgjë të keqe në këtë klub vallëzimi”, ka thënë Mayweather në lidhje me idenë e tij të hapjes së një klubi “striptease”. Duket se me hapjen e këtij lokali luksi boksieri kërkon të heqë nga mendja idenë se me një ofertë të mirë mund të rikthehet në të ardhmen në ringun profesionist, 10 muaj pas duelit të fundit. Mayweather ka postuar lajmin e hapjes së këtij klubi në faqen e tij zyrtare në “Instagram”, duke deklaruar edhe emrin e lokalit “girl collection”.





