Liverpooli, kampion në fuqi i Europës, pësoi humbjen e dytë radhazi në International Champions Cup, këtë radhë 2-1 me Sevillan (pak ditë më parë u mposht 3-2 nga Borussia e Dortmundit), por përtej rezultatin dhe paraqitjes së “The Reds” në këtë test u shënua një episod i shëmtuar në minutën e 75-t të takimit me protagonist negativ mbrojtësin francez të Sevillas. Joris Gnagnon.
22-vjeçari në mënyrë të pakuptimtë kreu një ndërhyrje me dashje nga pas ndaj Yacer Larouci, i cili u nxor nga fusha me barelë.Gjyqtari kryesor bëri detyrën duke i treguar kartonin e kuq mbrojtësit të ri, që është pjesë e andaluzëve prej një viti. Në momentin e daljes së francezit nga fusha, rezultati ishte në barazim 1-1, por në minutën e 90-të, edhe pse në inferioritet numerik, Sevilla shënoi golin e fitores me Pozon.





