Evropa Jugperëndimore po përgatitet për stuhinë e dytë të madhe që vjen nga Atlantiku. “Domingos” tashmë po shkakton erëra të forta dhe dallgë të larta në Francë, Spanjë dhe Portugali.
Në Francë, një alarm portokalli është vendosur përgjatë bregut të Atlantikut, dhe gjithashtu në Pas-de-Calais, për shkak të erërave që arritën deri në 150 km/h të shtunën në mbrëmje.
“Po fryn shumë! Por unë jam mësuar me të sepse vij nga Brittany. Ne donim të shmangnim stuhinë atje dhe erdhëm këtu”.
“Domingos” vjen pas “Ciaran”, stuhi jashtëzakonisht e fortë, e cili ende nuk është qetësuar plotësisht. Duke u endur në Detin e Veriut, stuhia ka prekur motin në të gjithë kontinentin, me numrin e të vdekurve që u rrit në 19 të shtunën. Ciaran solli reshje rekord në Itali, ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në disa provinca të Toskanës, ndërsa probleme të shumta shkaktoi edhe në Shqipëri.