E pazakontë ajo çfarë po ndodh në Australi prej muajit shtator. Pas zjarreve vdekjeprurëse që erdhën si pasojë e thatësirës disa mujorshe në kontinentin australian, ishulli është përfshirë brenda 24 orëve nga një mot i keq, i shoqëruar me breshër të furishëm dhe stuhi ere në verilindje.
Përsa i përket breshërit, mediat e huaja shkruajnë se “topat që ranë nga qielli kishin madhësisë e topave të golfit”. Pati vetëm dëme materiale edhe pse nga madhësia e kokrrave mund të kishte edhe në njerëz.
Kurse stuhia e erës përfshiu disa zona ku dëmtoi dritaret e shtëpive dhe lëndoi disa shpendë.





