Stuhia përmbyti rrugët dhe shkaktoi dëme në pjesë të ndryshme të Gjermanisë, ndërsa pjesa tjetër e vendit po përgatitet për stuhinë.
Shiu kaloi mbi rrethin e Kassel (Hessen) dhe la pas bodrume të përmbytura dhe pemë të shkulura. Disa persona kanë mbetur të bllokuar në vetura.
Shërbimet e urgjencës u thirrën në qindra lokacione, shkruajnë mediat gjermane. Ekipet e shpëtimit evakuuan njerëzit nga shtëpitë e përmbytura me varka. Dëmi më i madh ka ndodhur në Untermerzbach, ku rrufeja ndoshta i ka vënë flakën një magazine me 60 deri në 70 automjete
Në Trendelburg-Gottsbieren, uji në rrugë ishte deri në dy metra i lartë. Janë raportuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike, si dhe janë dëmtuar disa pompa uji, çka nënkupton rrezikun e shembjes së ujësjellësit. Ndryshe, nuk është raportuar për të lënduar, por dëmi arrin në rreth njëqind mijë euro.