Një stuhi e fortë ka tronditur qytetin e Venecias në Itali dhe zonat përreth.
Pasditen e sotme, banorët e këtyre zonave kanë mbetur të shokuar nga forca e stuhisë, që ka shkulur pemët me gjithë rrënjë dhe ka marrë me vete një kioskë gazetash, raportojnë mediet lokale.
Zonat më të dëmtuara janë Mestrino dhe Jesolo, ndërkohë që në Albarella një person është deklaruar i humbur.
Bilanci i parë i tornados së vogël që goditi këto zona flet për 3 të plagosur dhe dëme të shumta materiale.