Qyteti i Tiranës në mesnatë është “pushtuar” nga një stuhi e fuqishme e shoqëruar nga era, shiu, breshëri dhe shkreptima.
Siç shihet dhe nga pamjet, rrugët e Tiranës dhe makinat e parkuara janë zbardhur nga breshëri.
Deri më tani nuk raportohen për dëme në qytet, por kjo stuhi ka bërë që njerëzit të përjetojnë frikë dhe panik.