Pasditja e sotme ka sjellë një ndryshim të befasishëm të motit në Tiranë dhe Elbasan, ku temperaturat e larta janë zëvendësuar nga stuhi të fuqishme dhe reshje intensive shiu.
Në Tiranë, një stuhi e shoqëruar me erëra të forta që arrijnë deri në 11 km/h ka përfshirë pjesën më të madhe të kryeqytetit, e shoqërurar me breshër.
Era e fuqishme ka rrezikuar shkuljen e pemëve në rrugë dhe parqe, duke shkaktuar shqetësime për dëme të mundshme.
Aktualisht, të gjitha rrugët në Tiranë dhe Elbasan janë zbrazur nga kalimtarët, ndërsa qytetarët kanë mbyllur dyer e dritare për të evituar dëmet nga era e fortë.
Ky ndryshim dramatik i motit ka sjellë një situatë të jashtëzakonshme në dy qytetet kryesore të Shqipërisë, duke theksuar ndjeshmërinë e kushteve atmosferike gjatë periudhave të kaluara të muajit gusht.