Një 28-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane në Macerata.
Mediet e vendit fqinj raportojnë se prej kohësh shqiptari ndiqte ish-parnteren e tij, e cila tashmë kishte krijuar një lidhje të re me një italian. Por siç duket shqiptari nuk e ka kapërdirë dot këtë fakt dhe ka dhunuar rëndë të dashurin e ish-parneres. Në ndihmë i ka ardhur shoku i tij, një 21-vjeçar, i cili po ashtu u arrestua.
Sipas “Ansa”-s, dy shqiptarët i kishin zënë pritë 43-vjeçarit italian dhe kishin nisur ta godisnin me një shufër hekuri. Ky i fundit nga frakturat e shumta përfundoi në spital.
Pasi agresorët u identifikuan dhe u arrestuan, në mjetin e 28-vjeçarit u gjet edhe hekuri që përdorej për heqjen e bulonave te kamionët.





