Aksidenti i rëndë është regjistruar në Vlorë.

Shoferi ka përplasur një këmbësore dhe më pas është përplasur me një mjet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40.

A. L., rreth 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar I. S., rreth 66 vjeçe, këmbësore në rrugë.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka vijuar lëvizjen, në këtë aks rrugor, ku pas disa metrash është përplasur me automjetin me drejtues B. C., 63 vjeç.