Tifozja seksi që rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve pasi u fut në fushën e finales së Champions League, Kinsi Volanski, vazhdon të habisë fansat.
Pasi shtoi mbi 2 milionë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, Kinsi ka vendosur të shpërndajë postera të firmosur prej saj, me foto nga brenda fushës së “Wanda Metropolitano”, për tifozët. Me format dhe hiret e saj, miliona tifozë u mahnitën nga e gjithë bota, dhe tani ajo është shndërruar edhe në një yll në rrjetet sociale.
UEFA e gjobiti me 15.000 euro për hyrjen në fushë dhe reklamimin e faqes së internetit të të dashurit të saj, por fitimet nga kjo formë marketingu, llogariten në 3 milionë dollarë për çiftin Kinsi Volansi dhe Vitali Zdorovetski.





