Këngëtarja, aktorja dhe ikona e modës e ka përdorur këtë verë si fushatë jozyrtare, e veshur me një palë çizme të bardha, me platformë të pasigurt, aq të të larta saqë vërtetojnë se kyçet e këmbëve të saj mund të jenë prej çeliku.
Në fakt, ‘Mother Monster’ ka pasur gjithmonë këpucë të larta për vite me radhë – i mbani mend këpucët e mbuluara me mish nga MTV VMA, që ende jetojnë në kujtesë gati 11 vjet më vonë? Por duket se javët e fundit ajo ka ringjallur përkushtimin ndaj këpucëve gjigante. Dhe është mjaft e vështirë t’i injorosh.
Ditë pas dite, Gaga ecën në Big Apple me energjinë e saj dhe të gjithë i lë gojëhapur kur ecën pa probleme mbi grilat e metrosë, çarjet e trotuareve apo edhe mbi shkallë pa e ulur kokën poshtë.
Gaga, kryesisht ka veshur këpucë të larta me platforma dhe taka që variojnë nga 8 në 9 cm nga marka ‘Pleaser’.
Takat e yllit të famshëm janë me një larmi ngjyrash, duke përfshirë që nga ngjyra bezhë, e zezë dhe e bardhë.