Momente komike në ndeshjen e NBA-së mes Sacramento dhe Minnesota (132-105 për Minnesota). Në periodën e parë, lojtari i Minnesota, Taj Gibson, ka dhuruar spektakël në parket, duke realizuar një kosh ndërkohë që humbiste këpucën në parket gjatë depërtimit. Por lojtari nuk ka humbur kohë, ka marrë këpucën në dorë dhe vrapon në mbrojtje, ndërkohë që skuadra kundërshtare nis sulmin.
Dhe më këpucën në dorë, Taj Gibson është përpjekur që të ndalë sulmin e ekipit të Sacramento, duke u përpjekur të bllokojë lojtarin e ekipit kundërshtar, që depërtonte në kosh. Më këpucën në dorë, lojtari ka qëndruar në fushë për disa sekonda.Taj Gibson ia ka dalë mbanë edhe të pengojë gjuajtjen nën tabelë të lojtarit të ekipit rival, duke krijuar jo pak të qeshura mes tifozëve. Më pas gjyqtarët ndalën lojën dhe lejuan lojtarin e Minnesota të veshë këpucën. Ky veprim i Gibson mori duartrokitjet e tifozëve të ekipit të tij për sakrificën e treguar në parket.





