Diego Armando Maradona njihet si një ndër personat më të “çmendur” në futboll. Bëmat e tij nuk kanë fund as në ditët e sotme.
Së fundmi është publikuar një histori që Maradona kishte pasur me presidentin e Napolit në vitin 1986.
“Ishte dyfishi i vlerës së makinës dhe 130 mijë dollarë bënte vetëm boja e zezë. Ferlaino pranoi, sepse i premtova që do nxirrte gjithçka me një miqësore. U futëm në makinë dhe Diego shikonte i habitur përreth. E pyeta çfarë kishte, dhe më tha: ‘Po radioja? I thashë ‘Çfarë radioje? Nuk ka radio, është makinë garash, nuk ka asgjë, as ajër të kondicionuar’.
Maradona ma ktheu: ‘Mirë, atëherë ta futin në b… këtë makinë’. Ferlainos i iku mendja…”, tregonte Coppola.





