Brazil, 7 korrik 2014 – Nëse Brazili mund Gjermaninë mrekullia mund të ndodhë. Sipas gazetës “Globoesporte”, Neymar u ka kërkuar mjekëve të bëjnë maksimumin për të shfrytëzuar shanset që ka për rikthimin në fushë. Sulmuesi që u dëmtua në çerekfinalen kundër Kolumbisë pas një goditje të Zunigas në shpinë, është takuar me disa nga specialistët më të mirë në qarkullim të shtyllës kurrizore, për të verifikuar mundësinë e rikthimit të tij në fushë brenda pak ditësh. Specialistët janë bashkuar në shtëpinë e tij në Sao Paulo dhe sipas informacioneve që kanë rrjedhur nga kjo bisedë, gjithçka është e mundur pasi fraktura në vertebrën e tretë është një nga më të lehtat që njihet në mjekësi.

Në rast se Neymar dhe familja e tij do të vendosin që ai të luajë, atëherë mjekët do të ndërhyjnë me disa vaksina për të izoluar zonën e dëmtuar. Gjithsesi, suksesi i kësaj inisiative nuk është i garantuar dhe mundësitë për një rezultat pozitiv janë pothuajse minimale. Entuziazmin kërkon ta ulë edhe përfaqëesuesi i imazhit të futbollistit, Eduardo Musa, sipas të cilit, për momentin, version zyrtar është që askush nuk po mendon për rikthimin e numrit 10 në fushë, pasi aktualisht mjekët po punojnë vetëm për rehabilitimin e tij.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/