Xhon Terri, pas 22 vitesh të ndërprera vetëm nga një huazim te Notingham Forest, është larguar me dëshpërim nga Çelsi, pasi ka ngritur me londinezët titullin e tij të fundit në Premier Ligë.
Mbrojtësi ka vendosur të nisë një aventurë të re tek Aston Vila, që gjatë këtij sezoni do të përpiqet të niset nga Kategoria e Dytë për t’u ngjitur në Premier Ligë.Dhe pikërisht një tifoz i Aston Vilës, që pa dyshim sapo do të kishte dalë nga ndonjë klub nate, ka vendosur t’i japë mirëseardhjen mbrojtësit e një tatuazh të veçantë, për të mos thënë të diskutueshëm.Personazhi i ngjarjes ka dizajnuar përgjithmonë shkrimin: “John Terry: captain, leader, Villan” (që e përkthyer do të thotë ‘Xhon Terri, kapiten, lider, Vulgar’ (ashtu siç thërriten edhe tifozët e Aston Vilës).Deri këtu duket gjithçka normale, por të mos përmendnim që tatuazhi ndodhet në një vend të pazakontë, më saktë në fundshpinë…





