27 prill 2015 – Mania për të bërë fotografi dhe në çastet më tragjike të njerëzimit. Kjo po ndodh në Nepal, ku numri i viktimave nga tërmeti dyshohet se ka arritur në 4 mijë. Mediat botërore i kanë kushtuar kritika faktit se si të rinj, madje dhe punonjës të emergjencave civile që kërkojnë të zhdukur nën gërmadha, nuk i shpëtojnë tundimit për të bërë “selfie”.
Pjesa më e madhe e këtyre fotografive po bëhen në tempullin në qendër të kryeqytetit Kathmandu. Shumë objekte pjesë të trashëgimisë botërore janë rrënuar prej disa tërmete të fortë që nisën të shtunën, të dielën dhe ende ka tronditje të tokës.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”