Jemi dakord që futbolli dhe marketingu po ecin krah më krah me njëri-tjetrin prej shumë vitesh, por në këtë mënyrë duket e ekzagjeruar. Në Brazil, në kampionatin e shtetit Bahia, sponsori i Fluminense de Feira ka prekur kufijtë e rinj të reklamave. Në kufijtë e qesharakes, por me siguri me shumë efikasitet. Në ndeshjen kundër Vitoria, futbollistët e Fluzao kanë zbritur në fushë me fanella shumë të veçanta.

Numra e bluzës janë përdorur për t’i bërë të ditur klientëve çmimet e produkteve të supermarketit. Diçka që nuk ishte parë kurrë dhe që ka shkaktuar humor në rrjetet sociale. Urojmë që diçka e tillë të mos importohet në Europë.