18 korrik 2015 – Prej javësh vihet re një stabilitet çmimesh në tregun e fruta-perimeve në Durrës, ku prodhimet vendase të këtij viti kanë bërë që çmimet e fruta-perimeve të njohin vetëm ulje, duke favorizuar ndjeshëm konsumatorët durrsakë.
Një tendencë e tillë drejt uljes së çmimeve vihet re sidomos te perimet që kanë pësuar rënie të ndjeshme të çmimit, madje si rrallë ndonjëherë.
Kështu, domatja tregtohet me 30 lekë/kg, speci për t’u skuqur me 40 lekë/kg, speci për t’u mbushur me 35 lekë/kg, patëllxhani tregtohet me 40 lekë/kg, kastraveci me 30 lekë/kg, bamja me 70 lekë/kg, patatja me 40-50 lekë/kg.
Një rënie të lehtë kanë pësuar edhe çmimet e frutave, kështu shalqiri tregtohet me 10-15 lekë/kg, pjepri me 40 lekë/kg, pjeshka me 90 lekë/kg, nektarina me 70 lekë/kg, dardha me 100 lekë/kg etj. Kjo situatë çmimesh në tregun e fruta-perimeve, favorizon kryesisht konsumatorët me buxhete familjare të ulëta, të cilët mund të konsumojnë më tepër në këtë periudhë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/