DURRËS, 29 gusht 2013 – Për arsye të pakësimit të shqetësimeve të tregjeve për gjendjen në Siri, pas rritjes për dy ditë me radhë të çmimeve ndërkombëtare të naftës, këto çmime kanë filluar të ulen, njoftojnë agjencitë e huaja të lajmeve.Të enjten, çmimi i naftës bruto në bursën e Nju-Jorkut ishte 108.8 dollarë, duke pasur një ulje 1.18 për qind krahasuar me një ditë më parë. Ndërkohë, çmimi i naftës Brent të Londrës u ul me 1.2 për qind, duke arritur në 115.16 dollarë.Të mërkurën, për arsye të shqetësimeve se ShBA-ja dhe vende të tjera perëndimore mund të ndërmarrin veprime ushtarake kundër Sirisë, që pritet të ndikojë në furnizimin me naftë nga Lindja e Mesme, çmimi i naftës në bursën e Nju-Jorkut arriti vlerën më të madhe gjatë dy vjetëve të fundit, ndërsa çmimi i naftës Brent ishte më i larti që prej shkurtit të sivjetshëm.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/