Kryeministri Edi Rama, me një gjuhë të ashpër, kritikoi bizneset e Vlorës dhe jugut në përgjithësi që kanë rritur ndjeshëm çmimet për turistët. 

“Vlonjatët bien në gropën e gjoksit të tyre. Por, është e turpshme për të krijuar një klimë absurde kur sapo kemi hyrë në Champions League e Mesdheut… e ka bërë Bullgaria këtë sport dhe për vite të tëra, nuk kthehej dot më si ishte. Nuk thonë kot më mirë sytë se sa nami, vlonjatëve u ka dalë nami, u kanë dalë dhe trutë nga vendi dhe nuk dinë më se çfarë po bëjnë. Ndoshta kështu zbresin pak me këmbë në tokë, ose të paktën në kat të dytë. 

Pika tjetër e rëndësishme janë plazhet publike, ato janë aty. Plazhi publik i Sarandës është në vijën e gjithë qytetit, menaxhohet nga bashkia. Duhet bërë çmos që edhe njerëzit ta dinë”.