BRUKSEL, 18 prill 2013 –Gjatë tremujorit të parë të vitit 2013 çmimet e naftës u rritën në 24 vende të Evropës.
Rritja më e madhe është në Qipro – 5.2 për qind.
Në Bullgari çmimi i naftës A95 u rrit me 4.4 për qind, kurse në Francë – me 4.1 për qind, njoftoi PRIME duke cituar të dhënat e përpiluara nga ekspertët e “RIA Rating”.
Çmimet e naftës u ulën në gjashtë vende evropiane, ndërsa ulja më e madhe është në Ukrainë me 1.3 për qind.
Më shumë naftë me një rrogë mund të blejnë qytetarët e Luksemburgut: 2300 litra.
Më pak – bullgarët, vetëm 213 litra.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





