Deputeti i Durrësit, Alban Xhelili ka vizituar ditën e sotme një market të qytetit bregdetar për të parë nga afër çmimet e produkteve të shportës.
“Durrës – Gjatë vizitës në një market të qytetit, mbi monitorimin e çmimeve të produkteve bazë, pas ngritjes së Bordit të Administrimit.”,- shkruan Xhelili në rrjete sociale.
Gjatë javës, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, u kërkoi deputetëve të kryenin inspektime në supermarketet dhe marketet e qyteteve të tyre për të vëzhguar nga afër çfarë ndodh me çmimet e produkteve bazë.
Javën e kaluar, një praktikë e ngjashme u ndoq nga kryeministri Rama dhe anëtarët e kabinetit qeveritar.