Kryeministri, Edi Rama, është i gatshëm të vaksinojë edhe nigerianët në Shqipëri.

Nga Antalia, ku mori pjesë në Forumin Diplomatik, Rama tha se të gjithë nigerianët që ikin nga konfliktet në vendin e tyre, janë të mirëpritur në Shqipëri.

Ai, madje, shtoi se vaksinimi në Afrikë është racizëm i mirëfilltë dhe se vetë ai u ka bërë kërkesë autoriteteve që të sjellin njerëzit këtu për t’i vaksinuar.

“Vaksinimi në Afrikë është racizëm i mirëfilltë, por si mund ta shpjegosh atë që ndodh me nigerianët në kufi, që po përpiqen të dalin.

Sapo u shkruajtëm autoriteteve nigeriane dhe u thamë të vijnë në Shqipëri, mund të vaksinphen tek ne. Është vërtetë është fyese kundrejt nesh dhe traditës sonë që të shohim këto lloj ndasish.

Po Afganistanin e patë? I lamë plotësisht të ekspozuar dhe bashkëpunëtorë të pushtuesit dhe tani u duhet të përballen me jetë a vdekje. Ndjehem i turpëruar kur thonë që Shqipëria sa mirë e ka bërë, hapën dyert.

Kjo është e tmerrshme se kjo duhet të jetë diçka që të gjitha vendet duhet ta bëjnë. E mira e udhëheqjes si Shqipëria është se thua atë që mendon, se nuk duhet të marrësh vendime shumë të mëdha.

E vërteta është shumë e rëndësishme që të përballemi me të vërtetën. Të mos braktisim askënd,”- tha Rama ndër të tjera.