Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me uljen e çmimit të energjisë elektrike, të njoftuar sot edhe nga kryeministri Edi Rama.

Në një prononcim për mediat, Berisha thotë se ulja e çmimit të energjisë për ata që konsumojnë shumë është një mashtrim, pasi kjo do të thotë ulje për ata që janë të pasur dhe jo për ata që janë në vështirësi ekonomike.

Berisha u shpreh se kjo lëvizje favorizon ata që konsumojnë sasi të mëdha energjie dhe shtoi se ky është një shembull i pabarazisë ekstreme dhe hipokrizisë.

Kryetari i PD, Sali Berisha theksoi kërkesën e PD për një ulje të çmimit të energjisë në përpjesëtim me rrogat dhe pensionet e qytetarëve që fitojnë më pak. Ai gjithashtu kërkoi ulje të çmimit të energjisë për bizneset, veçanërisht për bizneset e vogla.

Memorja e Edi Ramës është një mashtrim, është një mashtrim i plotë. Kjo lëvizje, do të thotë të pasurit bëhen më të pasur, të varfërit mbeten pothuaj aty ku janë. Sepse, të ulësh çmimin e energjisë për ata që konsumojnë 700 megavat, siç konsumon ai në sarajet e Surrelit, ndofta, apo ndonjë tjetër, do të thotë ta ulësh për veten tënde. Ta ulësh në 85 lekë nga 95 lekë, njëlloj si për atë që merr 100 milionë lekë në vit, me të që merr 3-4 milionë në vit, është pabarazi ekstreme dhe hipokrizi ekstreme. Partia Demokratike qendron e palëkundur. Një, në uljen në proporcion të plotë, në përpjestim të plotë me rrogat dhe pensionet për të gjithë qyetetarët që marrin një rrogë mesatare e poshtë. Rrogëlartit nuk janë preokupimi im, jo. Së dyti, ulja e padiskutueshme e çmimit të energjisë për bizneset në tërësi, bizneset e vogla në veçanti. Pra, ne nuk do pranojmë këto çmime aktuale, por do të ulim çmimet. Ne kemi patur, sepse ai është memorieshkurtër, çmimin për shqiptarët në vitin 2013 që konsumonin gjer në 250 kilovat në muaj ka qenë 70 lekë, 0.7 lekë kw/h. Ka qenë çmimi për ata që konsumonin mbi këtë kuotë, 115 lekë. Ky tani, e rriti sa e rriti, e rriti 40 e sa lekë dhe i shkatërroi njerëzit me çmime, dhe ai thotë, po e ul thotë. Po e ul në rradhë të parë, se vetë ai që konsumon 700 kË/h, bëjini llogaritë vetë, fiton me një fjalë në muaj sa konsumojnë 3 familje të tjera. Kjo nuk do të ndodhë me ne. Kjo është, thashë edhe njëherë: të marrësh energjinë, mallin që i përket qytetarëve ta shpërndash në mënyrë të barabartë, si tek të varfërit ashtu dhe tek të pasurit, por jo. Ne do përmbysim shpërndarjen e të ardhurave kombëtare në Republikën e Shqipërisë, gjersa njerëzit të çlirohen nga kjo varfëri, nga këto dhimbje të mospasjes”,-tha Berisha.