Tiranë, 3 shtator 2014 – Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, u shpreh optimist lidhur me sektorin energjetik.
Në një dalje për mediat ministri bëri me dije se gjatë këtij viti janë mbledhur 45 milionë dollarë më shumë arkëtime dhe janë përmirësuar humbjet me 7%.
“Energjia është një nga problemet më kritike për të gjitha shtetet e botës. Reforma që ne synojmë produktet i jep pas disa vitesh, në fund të këtij mandati synojmë që sistemi të jetë likuid të ecë me këmbët e veta. Gjatë këtyre viteve ka pasur humbje si pasojë e keq menaxhimit nga qeveria e kaluar. Sa i takon çmimit me politikat tona do të mbrojmë konsumatorët. Konsumatorët në nevojë nuk do preken nga reforma në sistemin energjetik. Energjia ka një kosto”,u shpreh Gjiknuri.
Ministri i Energjetikës deklaroi se rritja e kostove mund të kushtëzojë aplikimin e çmimeve më të larta, por garantoi se qeveria do të mbrojë familjet në nevojë nga shtrenjtimi i tarifave të energjisë.
Ministri Gjiknuri bëri me dije se reformimi i sistemit energjetik ka për qëllim përmirësimin e furnizimit me energji dhe uljen e humbjeve.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





