Gripi i shpendëve ka provokuar për herë të dytë një rritje shtesë të çmimit të pulave dhe të vezëve në supermarketet shqiptare.
Pasditen e djeshme (23 mars) në disa supermarkete në Tiranë, konstatoi se një vezë e paketuar e cilësisë së parë kushton 44 lekë, ndërsa vezët masive kushtojnë 24 lekë.
Tregtarët thonë se rritja e parë e çmimeve erdhi sepse u rritën çmimet e bazës ushqimore. Misri u shtrenjtua nga 37lekë/kg në 58 lekë/kg.
Soja ishte 95 lekë/kg ka shkuar 125 lekë/kg ndërsa vaji i sojës (pjesë e bazës ushqimore për pulat) ishte 150 lekë/litër ka shkuar 300 lekë/litër.
Fermerët të cilët po i rrisin pulat brenda perimetrit të oborrit të tyre, nuk kanë bërë përjashtim nga rritja e çmimeve gjithashtu, duke i tregtuar ato më shtrenjtë se para disa muajsh.
Ata theksuan që nuk i shesin më lirë kur prodhimtaria në vatra të tjera po ulet dhe po sëmuret.