Diego Maradona si një megastar futbolli, ka lënë gjurmët e tij në çdo gjë që ka prekur dhe makina e tij Porsche 911 Cabriolet është një provë tjetër. Kjo makina e cila ka specifikime ‘speciale’ u dorëzuar tek Maradona në nëntor të vitit 1992.
Makina ishte porositur në fabrikë nga Maradona dhe ekzistojnë vetëm 720 kopje të tilla. Në total, makina ka ndryshuar pronar 5 herë dhe sot ka 122.762 kilometra.
Libri i mirëmbajtjes azhurnohet plotësisht, me rezultat që pronari i ri të certifikohet për mirëmbajtjen e mirë të makinës, si dhe për pronarin e parë të famshëm.
Sipas shtëpisë së ankandit Bonhams, e cila ndërmori shitjen e fundit të makinës, shërbimi më i fundit u krye nga Porsche Center Bonn
Përveç paraqitjes, Carrera 2 Convertible kishte frenat dhe përforcimet e shasisë nga Turbo.
Rrotat janë më të mëdha se Carrera standarde, me një diametër të buzës prej 17 në vend të 16 inçëve, dhe pajisjet janë më të mirat me një tapiceri lëkure të plotë në kabinën, vende të rregullueshme dhe të nxehta elektrikisht, kondicioner, radio dhe kompjuter udhëtimi të integruar – e cila për atë epokë, ishte ndër artikujt më të veçantë të pajisjeve.
Makina, e cila nga Bonhams pritej të arrinte 150 deri 200 mijë euro, doli në ankand në internet në 10 mars në Paris dhe çmimi përfundimtar nga vlerësimet e ekspertëve, arriti në 483,000 euro.





