Kejda Ajazi mund të jetë bërë filimisht e njohur si vajza e politikanes Majlinda Bregu, por po ia del të mbajë të gjithë vëmendjen drejt vetes, kjo falë pamjes së saj të jashtme.

Vetëm pak kohë më parë Kejda zuri titujt e portaleve për pjesëmarrjen tek sfilata e Geraldina Sposa-s, ndërsa tani rikthehet në qendër të vëmendjes me performancën mbreselënëse në mbrëmjen e maturës.

Kejda ka përfunduar shkollën e mesme dhe me sa pamë nga fotot e publikuara prej saj në Instagram, duhet të ketë qenë një ndër vajzat më të bukura të mbrëmjes.

Vajza e madhe e Majlinda Bregut ka veshur një fustan ngjyrë kremi të ngushtë, me fruda të mëdha në fund, që çon të gjithë vëmendjen tek linjat e saj trupore dhe këtë nuk e themi vetëm ne, por dhe ndjekësit e saj në Instagram që e kanë komplimentuar për pamjen.