Policia italiane ka arrestuar 20 persona duke çmontuar një rrjet të gjerë të trafikut të drogës ku ishin përfshirë tunizianë, shqiptar, italian dhe nigerian. Ata shpërndanin kokainë, heroinë dhe amfetaminë kryesisht në shkollat e mesme, sheshe dhe rrugë të ndryshme të qytetit të Astit.

Arrestimet ndodhën gjatë operacionit të koduar “Riki Cod”, që mori emrin e shpërndarësit të grupit, i cili u arrestua i pari nga policia. Hetimet zgjatën për një periudhë prej një viti, me 12 mijë orë përgjime dhe u arrit të dokumentohej me fakte 28 mijë doza, ekuivalente me një sasi prej rreth 7 kilogramë drogë.

Në mesin e konsumatorëve ishin shumë të mitur, ndërsa trafikantët shpesh përdorin trenin për të lëvizur për të shmangur kontrollet e policisë. Ata i mbanin të fshehura dozat në gojë, për të qenë në gjendje ta gëlltisin nëse do të ndaloheshin nga policia, shrkuajnë mediat italiane. 

Shumë prej të arrestuarve janë emra të njohur për policinë, pasi njihen për precedentët e tyre penal në të kaluarën, kryesisht me trafikun e drogës.

Emrat e personave të arrestuar dhe masa e dhënë:

U mor masa “arrest me burg” për:

  • SCHIALVA Riccardo Francesco, 43 vjeç nga Asti;
  • CHAABENI Mahdi, 47 vjeç, tunizian;
  • MAMNI Ahmed, 36 vjeç tunizian;
  • SAIDI Mourad, Tunizian 40 vjeç;
  • BOUCHIBA Moez Ben Hassen, 43 vjeç tunizian;
  • SELMI Hafedh, tunizian 44 vjeç;
  • OHAMARA ONIEKA Kingsley, tunizian, 44 vjeçe;
  • ORIGLIA Pietro, 55 vjeç, italian nga Asti;

U vendos “arrest shtëpie” për:

  • BAGARINI Livio, 43 vjeç nga Asti;
  • BIGHI Massimo, 50 vjeç nga Asti
  • DEMARIA Paolo, 50 vjeç nga Asti;
  • FERRARA Antonio, 60 vjeç nga Asti;
  • KIPTIU Xhemal, shqiptar 53 vjeç;
  • VACCA Michele, 48 vjeç nga Asti;

U dha masa e detyrimit të paraqitjes për:

  • O.M., nigerian 32 vjeç.