Policia e Shtetit ka goditur një grup që dyshohet se është marë me kultivimin e kanabisit në fshatrat e Malësisë së Krujës përgjatë viteve 2021 dhe 2022.

Bëhet me dije se në total janë lëshuar 16 urdhërarreste prej të cilave janë ekzekutuar 12, ndërkohë që 4 persona janë shpallur në kërkim.

Policia e Tiranës bën me dije se në pranga kanë përfunduar shtetasit:

E. A., 57 vjeç, A. A., 26 vjeç, I. V., 52 vjeç, Y. C., 48 vjeç, E. Sh., 26 vjeç, F. Z., 41 vjeç, I. D., 43 vjeç, R. D., 39 vjeç, L. A., 53 vjeç, D. K., 25 vjeç, I. H., 52 vjeç, dhe F. M., 52 vjeç, banues në Kamëz dhe Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.