Një operacion i madh antidrogë po zhvillohet në Athinë, ku autoritetet po çmontojnë një rrjet kriminal të trafikut të narkotikëve.
Në qendër të operacionit është një organizatë greko-shqiptare, e cila kryente aktivitetin e saj në Kampusin Universitar të Zografou.
Sipas mediave greke, deri tani janë arrestuar katër persona, dy grekë dhe dy shqiptarë, që banonin në konviktet studentore të universitetit.
Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi të konsiderueshme kanabisi dhe para që tejkalojnë 20,000 euro.
Autoritetet policore greke njoftuan se aksioni u zhvillua nga Nëndrejtoria e Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit në Athinë (D.D.EEA/G.A.D.A.) dhe vazhdon ende për të shkatërruar të gjithë rrjetin kriminal në zonën përreth kampusit.





