Kthjellime dhe vranësira, ndërsa për dy ditët e para të këaj jave nuk priten reshje shiu. Kështu parashikon Meteoalb, e cila më tej specifikon se e hëna dhe e marta do të shënojnë rritje temperaturash.
Parashikimi
E hëna dhe e marta do të vijojnë në kushtet e kthjellimeve të alternuara me vranësira të shpeshta por nuk priten reshje në territor.
Temperaturat
E hëna dhe e marta, sjellin rritje të lehta të temperaturave si gjatë orëve të mëngjesit ashtu edhe në mesditë duke bërë që maksimumi në zonat malore të ngjitet mbi 14°C ndërsa maksimumi në ultësirën perëndimore, do ngjitet mbi 22°C.





