Moderatorja Luana Vjollca renditet tanimë në listën e personave më të ndjekur në rrjetin social “Instagram”, me mbi 1 milion ndjekës. Çdo ditë ajo publikon foto të reja, ku shfaqet seksi dhe në super formë.
Vetëm një ditë më parë, Luana postoi një foto ku shfaqej në restorant, e veshur me stil dhe flokët e kapur me një bishtalec, model të cilin deklaroi se e kishte krijuar vetë.

Por nuk zgjati shumë dhe Luana e ka zhdukur foton nga “Instagram”-i duke i lënë fansat e saj të habitur mbi këtë veprim, pasi aty kishte vetëm komente pozitive.






