Transferimi i futbollistit të Kombëtares shqiptare, Ernest Muçit në radhët e Besiktasit vazhdon të prodhojë polemika të shumta në Turqi.Klubi turk, i cili ka probleme financiare, akuzohet se ka paguar shumë mbi vlerën për kartonin e sulmuesit shqiptar, në momentin kur e transferoi atë për 10 milionë euro nga Legia në Poloni shkurtin e këtij viti.Situata së fundmi është bërë më e komplikuar pas deklaratave të lëshuara nga Erol Bulut, trajneri turk i cili ka qenë në drejtimin e klubit të Cardiff City.Uellsianët, të cilët janë pjesë e Championship, ishin mes atyre që kërkonin Muçin, siç tregoi vetë ish-tekniku për mediat turke, por zbuloi se kërkesa që Legia kishte për ta, ishte shumë më e ulët.“Ernest Muçi ishte një transferim që po merrja në konsideratë te Cardiff.
Kur ne pyetëm, na thanë që vlera e tij mund të ishte rreth 4 milionë euro. Unë u çudita në atë periudhë, kur për ne thanë se ishte 4 milionë euro, por ai shkoi te Besiktas për 10 milionë euro. Kjo gjë ndodhi në merkaton e dimrit të vitit të kaluar.Meqë ne kishim një bllokim të merkatos, klubi nuk mundi ta hapte. Ne nuk kishim mundësi ta bënim transferimin gjithsesi”, shpjegoi Bulut për mediat e huaja.Aktualisht Ernest Muçi është jashtë ekipit për shkak të një dëmtimi dhe ka humbur dy ndeshjet e fundit. Në muajin janar hapet edhe merkatoja dhe nuk dihet nëse do të ketë një lëvizje për fantazistin, por gjithçka varet edhe nga presidenca që do të marrë kontrollin e Besiktasit, me zgjedhjet që do të bëhen pas një muaji.