Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni nën anestezi të plotë këtë të diel pasi u diagnostikua me një hernie, sipas një deklarate nga zyra e tij.

“Mbrëmë, gjatë një ekzaminimi rutinë, kryeministri Benjamin Netanyahu u zbulua se kishte një hernie. Në konsultim me mjekët e tij, u vendos që pas përfundimit të punës sot (e diel, 31 mars 2024), kryeministri Netanyahu do të shtrohej në spital për një operacion hernie”, thuhet në deklaratën të dielën.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se operacioni do të kryhet nën anestezi të plotë.

Zëvendëskryeministri izraelit dhe ministri i drejtësisë, Yariv Levin, do të drejtojë deri sa Netanyahu të rikthehet në post dhe të jetë rikuperuar.