SHBA– Cnn dhe Fox News fitojnë me pikë të barabarta vendin e parë të klasifikimit për “Gabimin e vitit”. Klasifikimi është bërë nga Poynter Institute, një organizatë e njohur jo fitimprurëse për gazetarinë, që e ka përqendruar investigimin e saj në madiat anglofone. Në klasifikim përfshihen edhe ‘Economist' e 'New York Times', 'Washington Post' dhe 'The Guardian', gabimet e të cilave shpesh kanë krijuar situata humori.  

Palmën e artë për gabimet e vitit e zënë Cnn dhe Fox News. Dy kolosët e informacionit në SHBA kishin nënvizuar gabimisht se Gjykata Supreme kishte deklaruar jokushtetues “mandatin individual” të projektligjit për shëndetësinë të presidentit Obama (në të vërtetë ishte e kundërta).

Po ndërsa CNN menjëherë sapo kuptoi gabimin kërkoi falje dhe u përpoq ta korrigjonte me të gjitha mjetet e mundshme, Fox News veproi ndryshe, nuk pranoi gabimin dhe nuk kërkoi falje.