Tiranë, 12 shtator 2014 – Tani mund të jetë një prej lagjeve më të gjalla të Shqipërisë, por rreth dy dekata më parë nuk ishte as në hartë. Me këtë fjali hapet reportazhi i rrjetit amerikan, CNN për ish-bllokun në kryeqytetin e Shqipërisë duke e përshkruar atë si zona e bareve dhe lokaleve të natës. Bare të reja shfaqen pothuajse çdo ditë dhe në fundjavë rrugët dhe trotuaret janë të mbushura me banorë dhe turistë në kërkim për një natë të madhe jashtë.
Pak vende, nëse ka të tilla, kanë pësuar një shndërrim dramatik te pamjes. Në fund të viteve ‘80 Shqipëria, nën regjimin totalitar të Enver Hoxhës, ishte një nga shtetet më të izoluara të planetit. Askush nuk ishte i lejuar për të udhëtuar jashtë vendit dhe mijëra u mbajtën në gulagët sekrete. Mjekerat ishin te ndaluara ashtu si edhe feja te cilen ato mendoheshin se perfaqesonin. Block ("Ish-Blloku" në shqip) ishte strehë e Hoxhës. Rojet e armatosura qëndronin në çdo cep të rrugës dhe qytetarët e zakonshëm mbaheshin jashtë. Në shumicën e hartave Blloku nuk ishte i shenuar. "Nëse do te mund ta krahasonit atë, Shqipëria ishte si Koreja e Veriut ", thotë Enno Bozdo, zëvendës kryebashkiaku i Tiranës.
Revolucioni i ylbertë
Në qendër të saj qëndronte vila private e Hoxhës, një rezidencë e bukur ne ngjyren e pjeshkes e rrethuar nga kopshte palme dhe shatërvane. Blloku ishte një bastion i heshtur i elitës se Shqipërisë. Por kur regjimi u shpartallua në zgjedhjet e 1992, Blloku doli në drite. Rreth bllokut, kulla të tëra tani shfaqin ngjyra të ndryshme dhe të embla të këtij revolucioni të ylbertë. Dhjetra kafene, bare dhe restorante janë shnderruar ne pikat kryesore të takimit kudo gjenden referenca të Perëndimit, sidomos të SHBA-se.
Madja gazetareve te CNN nuk i ka shpetuar fakti qe nje nga lokalet e shumta ne Bllok ka marre emrin Duff, birra e konsumuar Homer Simpson, personazhi i famshëm i filmit te animuar "Familja Simpson".
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





