Gjigandi mediatik amerikan, CNN ka shkarkuar tre punonjës pasi ishin të pavaksinuar dhe kishin shkelur rregullat duke shkuar për të punuar në zyrë.

Presidenti i rrjetit televiziv, Jeff Zucker theksoi se nuk ka më tolerancë pasi politika e CNN në lidhje me këtë çështje është miratuar.

“Më lejoni të jem i qartë: ne kemi miratuar një politikë të tolerancës zero për këtë çështje, ” tha Zucker. 

“Duhet të vaksinohesh për të shkuar në zyrë. Dhe ju duhet të vaksinoheni për të punuar në raportimin me punonjësit e tjerë, pavarësisht nëse hyni në zyra apo jo. “Pikë” , shtoi ai.