Çfarë nuk u pa live, e nuk u dëgjua nga kamerat dje gjatë protestës së opozitës, per të ndaluar zgjedhjen e Prokurorit të ri me shumicë të thjeshtë votash, nga provokimi i deputetit Balla me nismën “luledielli”, te sharjet e Berishës për Ramën dhe më tej, sulmi i Kryemadhit.
Në kohën që Garda ndaloi ish-kryeministrin Berisha të merrte fjalën dhe Gramoz Ruçi ndërpreu seancën, Berisha ka ofenduar Edi Ramën.
“O fytyrë qeni, o surrat qeni, kujt ia bën këtë ore qen?!”, iu drejtua Berisha Kryeministrit, teksa arriti të merrte foltoren e Kuvendit.
Ndërkohë videoja e ‘shpërthimit’ të Kryemadhit u bë publike që dje fill pas seancës, ku ajo hoqi fillimisht me këpucën e djathtë, e cila u prit nga efektivët e Gardës, ndërkohë që më pas ka hequr edhe këpucën tjetër dhe e ka hedhur në drejtim të Edi Ramës.
Në total Kryemadhi goditi 9 herë Kryeministrin, i cili është mbrojtur nga gardistët, të cilët kanë pritur gjuajtjet me çadra dhe me duar.
TYMËSET
Për herë të parë demokratët përdorën në Parlament flakadanë tymues, duke e shndërruar Parlamentin si një arenë stadiumi.
Deputeti Flamur Noka, Ervin Salianji, Endri Hasa dhe Bardh Spahia kanë hedhur tymuese ndaj Qeverisë dhe Gramoz Ruçit, të cilët janë mbrojtur me çadrat e gardës.
Deputeti Salianji ka hedhur një tymuese dhe në drejtim të Grupit të PS-së, çka acaroi socialistin Paulin Sterkaj. “Do u q* motrat. Ka njerëz të sëmurë këtu”, iu drejtua Sterkaj demokratëve.
Ndërkohë, Gramoz Ruçi i ka kërkuar që të qetësohet dhe të ulet për votim. Demokrati Bardh Spahia ishte i vetmi që tentoi të qëllojë kryeprokuroren e re, Arta Marku, me flakadan. Ndërsa Flamur Noka shënjestroi disa raste Edi Ramën dhe Gramoz Ruçin.
Marrë nga “Panorama”





