Policia e Vlorës ka vënë në pranga pronarin e stanit ku punonte si çoban i riu që u gjet i vdekur me një plumb në kokë mbrëmjen e djeshme.

Sipas policisë viktima që i përket moshës 20- 25 vjeç, punonte si çoban në stanin e Sheref Lelajt, 74 vjeç, banues në fshatin Mesaplik, i cili është arrestuar. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim 2 djemtë e tij, shtetasit: V. L., 34 vjeç dhe L.L., 46 vjeç.

Pistat kryesore ku po heton policia janë vetëvrasje ose vrasje nga pakujdesia. Ndërkaq, burime jozyrtare pohuan se ka dyshimet se vrasja mund të ketë ndodhur për çështje droge. Sakaq, po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

NJOFTMI I POLICISË
Policia jep detaje për ngjarjen e mbrëmshme, ku një person është dërguar i vdekur në Spitalin e Vlorës rreth orës 20:30 të mbrëmjes.

Trupi i pajetë është gjetur në fshatin e quajtur “Vranisht” Vlorë dhe mund t’i përkasë moshës rreth 20-25 vjeç, për të cilin po punohet për gjeneralitetet e tij të plota.

Ky shtetas punonte si çoban në stanin e shtetasve të mëposhtëm.

Policia ka arrestuar shtetasin:
• Sheref Lelaj, 74 vjeç, banues në fshatin Mesaplik, Vlorë.

Shpallen në kërkim 2 djemt e tij, shtetasit:
V. L., 34 vjeç dhe L.L., 46 vjeç.
Pistat kryesore të hetimit dyshohen “Vetëvrasja” ose “Vrasja nga pakujdesia”. Punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.